Basha i la jashtë, por Topalli e Ristani fitojnë lekët e rrogave të bojkotit të kaluar

Shqipëria

Basha i la jashtë, por Topalli e Ristani fitojnë lekët e rrogave të bojkotit të kaluar

Më: 6 maj 2019 Në ora: 22:52
Lulzim Basha

Ish-deputetët e PD, Jozefina Topalli dhe Arben Ristani kanë fituar gjyqin e nisur ndaj Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar kështu pagat dhe dietat e dy viteve kur ishin në bojkot.

Kështu, Kuvendi duhet tu paguajë në total 10 milionë lekë dy ish-deputetëve, respektivisht 435 mijë lekë Topallit dhe 615 mijë lekë të reja Arben Ristanit.

Topalli e Ristani kërkuan në Gjykatën e Apelit rrogat dhe dietat e padhëna gjatë kohës që bojkotonin parlamentin në periudhat korrik 2014 – janar 2015 dhe shkurt-qershor 2017.

Në vendimin e shpallur në 2 maj 2019, Apeli i dha formë të prerë vendimit të firmosur më herët nga Shkalla e Parë për kompensimin e ish-deputetëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat