“Rama e quajti Macronin idiot”, Berisha zbulon bisedën

Shqipëria

“Rama e quajti Macronin idiot”, Berisha zbulon bisedën

Më: 6 maj 2019 Në ora: 23:53
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha nga studio e emisionit “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se kryeministri Edi Rama ka ofenduar në zyrëën e vet presidentin francës Makron.

Pjesë nga biseda në studio:

Berisha: Edhe Miladini edhe Zografi i në vend që ti thonin Sandrit të tyre, pra Vuçiçit vazhdo negociatat pa kushte, siç thotë Ramushi këta i thonë hiqi ti që të vazhdojë negociatat Ramushi. Çfarë e shtynte këtë njeri? Ky mendonte të fitonte ca pikë para Macron. Por mos të harrojmë që Macron di edhe një gjë tjetër. Macron mund të jetë i vetmi njeri në Europë që e ka para të huajve në zyrën e tij “idiot” presidentin Macron dhe këtë ja ka thënë, ja u them unë meqë e doni me emër, ia ka thënë njërit nga eksponentët kryesorë të partisë popullore austriake, Lopatka ka qenë aty edhe një deputet i PS se këta dy miqtë austriak i kishte sjellë ai deputeti.

Zheji: Rama kishte ofenduar në zyrë presidentin Macron?

Berisha: E pyeti Lopatka cfarë thuhet, çfarë do bëhet me negociatat. Ai i tha besoj do hapen. Po ne i tha Lopatka, po Franca? Franca thotë na ka dhënë titullin e legjionit të nderit, po Macron nuk do. Po pse i thotë Lopatka. Po sepse është idiot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat