Vdekja e efektives, task forca shqiptare do të ndjekë hetimet në Letoni

Shqipëria

Vdekja e efektives, task forca shqiptare do të ndjekë hetimet në Letoni

Më: 7 maj 2019 Në ora: 10:12
Foto

Hetimet për vdekjen e efektivës së FA, Zarife Hasanaj dhe plagosjes së dy të tjerëve do të ndiqen në Letoni edhe nga një task forcë e ngritur me urgjencë nga Ministria e Mbrojtjes.

Kjo e fundit thotë se kjo task forcë është nisur drejt Letonisë.

Grupi, në përbërje të të cilit ka përfaqësues nga Agjencia e Inteligjences dhe Sigurisë se Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes do të punoje për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj.

Ngjarja e rënde ndodhi mëngjesin e 6 majit në Camp Adazi ne Letoni, ku tre efektivët ishin me mision në operacionin ushtarak të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat