Meta: Respekt të thellë ndaj të gjithë besimtarëve shqiptarë

Shqipëria

Meta: Respekt të thellë ndaj të gjithë besimtarëve shqiptarë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 10:18
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit.

Presidenti ka marrë pjesë në  darkën e iftarit, të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

 “I nderuar të merrja pjesë sot në darkën e iftarit, të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, për të ndarë së bashku me Haxhi Bujar Spahiun dhe drejtuesit e komuniteteve të tjera fetare, nderimin për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit dhe respektin tim të thellë ndaj të gjithë besimtarëve shqiptarë për përkushtimin e tyre ndaj Atdheut e Zotit! Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit! Agjërim të mbarë e të pranuar!”, është shprehur Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat