Tensioni në Astir, Vasili: Policia armike e qytetarëve dhe mbrojtëse e kusarëve

Shqipëria

Tensioni në Astir, Vasili: Policia armike e qytetarëve dhe mbrojtëse e kusarëve

Më: 7 maj 2019 Në ora: 12:12
Petrit Vasili

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas tensioneve në zonën e Astirit ka banorët u përplasën me policinë.

Në një postim në Facebook, Vasili thotë se policia është armike e qytetarëve dhe mbrojtëse e kusarëve.

Reagimi i Petrit Vasilit

Maskarenjte e policise ndalojne dhe dhunojne poshtersisht banoret e Astirit,ndalojne Klevis Balliun dhe mbrojne hajdutet dhe kriminelet e qeverise, qe vodhen 40 milion euro tek projekti i Astirit.

Policia e Gjakosin qytetaret e ndershem, qe mbrojne pronen e tyre,djersen dhe gjakun e tyre nga faqezinjte e qeverise te kapur ne flagrance duke vjedhur parate e shtetit.

Civilet brenda policise qe dhunojne qytetaret jane identifikuar dhe do te pergjigjen deri ne nje ata vete personalisht dhe ata qe i komandojne.

Policia perfundimisht armike e qytetareve dhe mbrojtese e kusareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat