Kush është djali i ish - deputetit të PS i arrestuar për trafik droge në Sarandë

Shqipëria

Kush është djali i ish - deputetit të PS i arrestuar për trafik droge në Sarandë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:34
Ilustrim

Mes personave të arrestuar, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi, është edhe djali i një ish-deputeti. Florenc Llanaj është djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Astrit Llanaj.

Florenc Llanaj prej vitit 2012 ka punuar si financier në Bashkinë e Sarandës në sektorin e arsimit. Ka kandiduar 2 herë për kryetar të FRESSH në Sarandë dhe nuk ka fituar. Ka mbaruar për ekonomi në Fakultetin e Tiranës. Babai i tij Astrit Llanaj ka qenë themelues i Partisë Socialiste në Sarandë dhe deputet në vitet 1997-2001.

Aktualisht Florenc Llanaj mbante postin e zv.drejtorit të spitalit në Sarandë.

Ende nuk është përcaktuar roli i tij, por nga hetimet e kryera në 10 muaj në bashkëpunim me autoritetet greke, zv/drejtori i spitalit dyshohet së është zbuluar nga biseda telefonike të cilat janë përgjuar nga Prokuroria për Krime të Rënda. Nga këto përgjime, Llanaj rezulton të jetë anëtar aktiv i bandës së trafikut të kanabisit, përgjithësisht përmes kufirit të gjelbër nga Igumenica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat