“Meta mbështeti shkelësin e ligjit”. Reagon zëdhënësi i Presidentit

Shqipëria

“Meta mbështeti shkelësin e ligjit”. Reagon zëdhënësi i Presidentit

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:55
Presidenca, Shqipëri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në dekretin e tij për rrëzimin e propozimit për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, z.Mynyr Koni ka folur me argumenta ligjorë më gjatë se kurdoherë tjetër”.

Ky është reagimi i zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta, pasi ministrja e Arsimit, Besa Shahini u shpreh sot se kreu i shtetit ka mbështetur, sipas saj, “shkelësin e ligjit”, Mynyr Konin.

“Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentat ligjorë të bëra publike nga Presidenti, të ndjekë procedurën që dikton ligji, përtej retorikave boshe. Institucionet e Arsimit të Lartë janë autonome dhe askush nuk duhet të guxojë të prekë pavarësinë e tyre”, vazhdon më tej reagimi i zëdhënësit të Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat