U konfrontuan me policinë, bllokuan rrugën tek Unaza e Re, zbardhen emrat e të shoqëruarve

Shqipëria

U konfrontuan me policinë, bllokuan rrugën tek Unaza e Re, zbardhen emrat e të shoqëruarve

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:56
Ilustrim

Zbardhen emrat e personave të shoqëruar në komisariatin nr.6 pasi u konfliktuan me policinë dhe bllokuan rrugën tek Unaza e Re. Mësohet se të shoqëruar janë Gazmend Koka, Arben Qtrqyni, Klevis Balliu, Muharrem Rexha dhe Florian Protoduari. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për opinionin publik. Ai është një nga qytetarët që ka qenë më aktiv në protestën disa mujore në zonën e Astirit dhe nuk është hera e parë që është shoqëruar në polici. Ndërkohë, në shenjë solidarizimi me të shoqëruarit, një grup banorësh vijojnë të ulur këmbëkryq në rrugë para komisariatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat