Përplasja tek Unaza e Re, Veliu viziton 4 policët e plagosur

Shqipëria

Përplasja tek Unaza e Re, Veliu viziton 4 policët e plagosur

Më: 7 maj 2019 Në ora: 19:53
Ardi Veliu

Katër punonjës policie kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjes me banorët e Astirit te Unaza e Re.

Siç bën me dije policia "gjatë tubimit të paligjshëm zhvilluar sot në mesditë në aksin kryesor rrugor në zonën e Unazës së Re, një grup protestuesish kanë goditur me sende të forta duke plagosur 4 punonjës policie, 3 nga forcat "Shqiponja" dhe 1 nga FNSH".

Efektivët e Policisë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në orët e pasdites policët e lënduar i vizitoi në spital Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të larte të PSH.

Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet procedurale dhe hetimore për të përballur me drejtësinë, autorët e sulmit mbi forcat e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat