Sa kushton të bëhesh deputet në Shqipëri!

Shqipëria

Sa kushton të bëhesh deputet në Shqipëri!

Më: 7 maj 2019 Në ora: 20:34
Rudina Hajdari

Në nisjen e punës të Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, deputetja Rudina Hajdari është shprehur se një mandat deputeti kushton sot gati 1 milion Euro.

“Kemi arritur në një pikë ku një mandat kushton gati te 1 milion euro. Sot nuk mund të futesh në Kuvend pa pasur fond të caktuar.

Tregu i zgjedhjeve është kthyer në treg të zi të shit-blerjes së votës.

Mendoj se një nga obkjektivat e këtij komisioni është që duhet të arrijmë një konsensus politik që t’i japë mundësi shqiptarëve të përfaqësohen në zgjedhje dhe në mënyrë që njerëzit më të mirë e më të ndershëm të jenë pjesë e Parlamentit, ka thënë Hajdari.

Të pranishëm në komision ishin anëtarët nga mazhoranca dhe opozita e re, si dhe të gjithë ambasadorët në Shqipëri, përfshirë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Leyla Moses-Ones.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat