Protesta te Unaza/ Arrestohet ish-deputeti Klevis Balliu, 3 akuza

Shqipëria

Protesta te Unaza/ Arrestohet ish-deputeti Klevis Balliu, 3 akuza

Më: 7 maj 2019 Në ora: 20:44
Klevis Balliu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu pas shoqërimit që në mesditë është arrestuar nga policia në Komisariatin nr 6. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Balliut i është komunikuar arresti brenda komisariatit ku mbahej prej më shumë se 7 orësh.

Balliu akuzohet për veprat penale “kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ish-deputeti është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Po kështu mësohet se bashkë me Balliun është arrestuar dhe një banor tjetër. Policia ka lënë të lirë katër prej personave të cilët u shoqëruan, pasi bllokuan rrugën pranë një biznesi privat, ku do të shkonte kryeministri Edi Rama. Raportohet se janë liruar protestuesit Gazmend Koka, Arben Qyrani, Florjan Protoduari dhe Muharrem Rexha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat