Meta viziton prindërit e efektives të vrarë në Letoni: Mirënjohje për sakrificën

Shqipëria

Meta viziton prindërit e efektives të vrarë në Letoni: Mirënjohje për sakrificën

Më: 7 maj 2019 Në ora: 21:43
Ilir Meta

Presidenti Meta ka vizituar familjen e efektives së vrarë një ditë më parë në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes Hasanaj, gjatë një vizite që ka bërë sot në mbrëmje pranë familjarëve të nëntetares Zarife Hasanaj.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen më të thellë për këtë sakrificë sublime dhe solidaritetin me familjen dhe të afërmit në këto momente të rënda për të gjithë shqiptarët.

Ndërkohë, dy efektivë të tjerë shqiptarë janë në spital, në Letoni, ndërsa njëri prej tyre në gjendje më të rënduar.

Ata ishin pjesë e një misioni të NATO-s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat