Reforma Zgjedhore, deputeti i LSI: Hapi i parë i opozitës së re

Shqipëria

Reforma Zgjedhore, deputeti i LSI: Hapi i parë i opozitës së re

Më: 7 maj 2019 Në ora: 22:53
Ralf Gjoni

Hapi i parë i opozitës së re. Kështu e ka cilësuar deputeti i pavarur, Ralf Gjoni pjesëmarrjen në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Gjoni shprehet se kontributi i opozitës së re në  atë komision do të jetë maksimal, për të shkuar drejt objektivit kryesore: ndryshimin e sistemin politik.

“Hapi ynë i parë domethënës si opozitë është futja e ndryshimit të sistemit zgjedhor në objektin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Është hera e parë që prej masakrës së kodit të vitit 2008 që kemi një akt parlamentar për ndryshimin e sistemit. Kontributi ynë në atë komision do të jetë maksimal në funksion të këtij objektivi madhor”, shkruan Gjoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat