Bushati: Vitin që kaloi kishim marrëdhënie disa herë më të stabilizuara me Greqinë

Shqipëria

Bushati: Vitin që kaloi kishim marrëdhënie disa herë më të stabilizuara me Greqinë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 09:27
Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i ftuar në ABC News, foli edhe për negociatat me Greqinë për marrëveshjen e caktimit të kufijve detarë. “Unë jam ndjekës i vëmendshëm i të gjithë zhvillimeve politike, nuk di të ketë pasur raund të ri bisedimesh. Di që ka pasur kontakte në nivel kabinetesh të kryeministrave. Mua më shqetëson fakti që vjet kishim marrëdhënie disa herë më të stabilizuar me Greqinë dhe kjo ishte arsyeja pse Greqia ishte renditur në grupin e vendeve pararojë në procesin e integrimit të vendit tonë”, tha Bushati.

Sipas tij, deklarata e ministrit të Jashtëm grek meriton një vëmendje të posaçme, sikundër mendoj që edhe veprimet tona për çështje që kanë sensibilitet duhet të jenë disa herë më të matura.

“Me fqinjin ka dy rrugë, ose konfrontim ose me ballafaqim me synim që diferencat që të adresohen. Greqia i dha provat me marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut”, tha Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat