KQZ iu jep mandatin dy deputetëve të rinj nga listat e PD

Shqipëria

KQZ iu jep mandatin dy deputetëve të rinj nga listat e PD

Më: 8 maj 2019 Në ora: 10:59
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin edhe dy kandidati për deputetë nga listat e zgjedhjeve të 2017.

Mandati iu është dhënë Krenar Rrycit që vjen nga Partia Demokratike e qarkut të Durrësit dhe Kostaq Papës, që vjen po nga listat e PD, por qarku Tiranë.

Më 6 mars, Krenar Rryci u shpreh në media se ishte penduar  që ka refuzuar të marrë mandatin. Pasi kishte firmosur dorëheqjen, pranoi se ka ndryshuar mëndje dhe do të bëhet deputet.

Emri i Krenar Rrycit, i cili listohet i 18-ti në listën e PD-së në qarkun e Durrësit, ishte mes 103 kandidatëve të djathtë që refuzuan të marrin mandatin, por kandidati mohon ti kenë ofruar para apo t’i kenë bërë presion për t’u bërë deputet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat