Refuzoi mandatin e deputetit, Berisha: Goditje bastardit të diktatures

Shqipëria

Refuzoi mandatin e deputetit, Berisha: Goditje bastardit të diktatures

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:05
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të befasishëm të Indrit Hoxhës për të mos pranuar mandatin e deputetit në Kuvend. Duke publikaur fjalën e Hoxhës, Berisha thotë se veprimi i tij ishte një gooditje e merituar për bastardin e xhelatëve të diktaturës hoxhiste Edvin Kristaq Krimi.

“Goditje e merituar për bastardin e xhelatëve të diktaturës hoxhiste Edvin Kristaq Krimi!”, shkruan Berisha.

Më tej ish kryeministri publikon deklaratën e të riut Indrit Hoxha para parlamentit për djegien, refuzimin e mandatit.

“Unë Indrit Hoxha, kandidat në listën vijuese të Partisë Demokratike të Shqipërisë ndërmarr sot këtë akt politik në emër të babait tim të ndjerë Fatmir Hoxha, i përndjekur politik i regjimit kriminal që nuk reshti deri në frymën e fundit luftën për liri dhe demokraci.

E ndërmarr këtë akt politik në shenjë revolte dhe neverie kundër krimit të rilindur të këtij parlamenti ilegjitim dhe në respekt të vlerave të familjes time dhe sidomos ato që im atë më la trashëgimi.

Refuzoj te marr mandatin e deputetit ne nje vend ku klika kriminale ne pushtet ka asgjesuar Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte dhe ka kapur drejtesine.

Refuzoj të marr mandatin në Parlamentin ilegjitim që e drejton urdhëruesi i vrasësve të Arben Brocit dhe shokëve të tij në masakrën e 2 Prillit.

Refuzoj të bëhem pjesë e një Parlamenti ilegjitim ku ulen hetues dhe prokurorë të diktaturës të cilët kanë torturuar dhe vrarë të rinj shqiptarë.

Refuzoj të marr mandatin në një parlament ilegjitim ku në karriken e kryeministrit ulet i biri i njeriut që firmosi për varjen e poetit Havzi Nela.

Refuzoj të bëhem pjesë e një parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdhëruesit e vrasjes së tribunit të demokracisë Azem Hajdari.

Ky nuk është parlament, por galeri e krimit. Fundi i kësaj farse kriminale është shumë i afërt.

Unë refuzoj të bëj betimin dhe të marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo kriminelëve, hajdutëve dhe delenxhinjve që ndodhen sot këtu”, u shpreh në fjalën e tij Indrit Hoxha në seancën parlamentare, përcjellë nga Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat