Basha entuziast nga Korça: Të gjithë të mobilizuar për protestën e 11 majit

Shqipëria

Basha entuziast nga Korça: Të gjithë të mobilizuar për protestën e 11 majit

Më: 8 maj 2019 Në ora: 15:05
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha këtë pasdite do të jetë në Korçë dhe Devoll, ku do të zhvillojë takime me elektoratin. Përpara nisjes së takimit Basha është shprehur entuziast për mobilizimin e protestës së 11 majit.

Basha: Jam rrugës për në aktivin e Korçës ku do të kemi anëtarësime të të rinjve në PD. Do kemi një takim të madh të demokratëve të Korçës, ku do të anëtarësohen dhjetëra të rinj. Më pas do të kemi takim me fermerët e Dovollit. Por sic e shikoni që në Maliq vargu u makinave është i tejzgjatur në pritje të takimit për të shprehur entuziazmin e tyre dhe mobilizimin e tyre maksimal. Siç është mobilizuar gjithë Shqipëria edhe Korça është e mobilizuar për protestën e së shtunës në 11 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat