Xhafaj: Reforma e pandalshme, qeveria përgjegjësi për zbatimin e saj

Shqipëria

Xhafaj: Reforma e pandalshme, qeveria përgjegjësi për zbatimin e saj

Më: 8 maj 2019 Në ora: 15:14
Fatmir Xhafaj

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është shprehur se reforma në drejtësi është e pandalshme dhe se qeveria ka përgjegjësinë për zbatimin e drejtë të saj.

Duke folur në Kuvend, Xhafaj tha se zbatimi i saj është një sfidë e madhe për njerëzit dhe institucionet e reja të sistemit.

Ndër shtoi se lidershipi i opozitës po kërkon të destabilizojë procesin e Vetting-ut.

Fatmir Xhafaj: "Zbatimi i një reforme të përmasave të tilla është një sfidë e madhe. Sfidë për vet njerëzit dhe institucionet e reja të sistemit. Procesi i zbatimit ka dhe do të ketë edhe më shumë në ditët e muajt në vijim risqet e veta, përpjekje për deformim, për kontroll dhe përfitim gjithëllojësh mbi të. Reforma zhvillohet në një mjedis politik e shoqëror ku për rreth 30 vjet drejtësia ishte një mall që shitej e blihej dhe ku sistemi i shërbente pushtetit të radhës.

Nuk kam pritur dhe nuk pres të dëgjoj vlerësime pozitive rreth këtij procesi nga kundërshtarët e tij, nga të gjithë ata balthedhës që reformën dhe posaçërisht vettingun e kanë parë si mekanizmin për prishjen e mocalit ku e kishin futur sistemin dhe kontrollit politik e klientelist mbi të.

Lidershipi politik i opozitës jashtë sistemit vazhdon të tentojë ta deligjitimojë e dekurajojë procesin me shpresën e cenimit të kredibilitetit dhe deformimit të mundshëm të tij. Ne të gjithë së bashku kemi përgjegjësinë të distancohemi prerë dhe të dëshmojmë fort se vullneti i shprehur në ideimin dhe miratimin e kësaj reforme qëndron i palëkundur."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat