Lezhë, organizohet panairi rajonal i punës

Shqipëria

Lezhë, organizohet panairi rajonal i punës

Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:07
Foto Ilustrim

Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit, kanë organizuar në sheshin “Gjergj Kastrioti” para Bashkisë Lezhë”, Panairin Rajonal të Punës Lezhë 2019, nën drejtimin e Drejtorisë Rajonale të Punësimit Lezhë dhe drejtorit të saj, Fatmir Delishi.

Panairi synon të vendosë marrëdhënie konkrete bashkupunimi e komunikimi midis ofertës dhe kërkesës në tregun e punës, për të përmbushur mundësitë që ofron tregu i punës në Rajonin e Lezhës. Për të gjetur mënyra të vlefshme të plotësimit të vendeve të lira të punës, duke krijuar mundësi punësimi për qytetarët.

Këta të fundit aplikuan për punë në këtë panair për në bare, restaurante, hotele, rrobaqepësi, këpucari etj, njësi shërbimi dhe prodhimi, fasoneri etj firma të ndryshme, private etj. Në këtë panair u prezantuan edhe shkolla të mesme profesionale nga Lezha por edhe njësi shërbimi dhe firma private edhe jashtë Lezhës.

Përveç panairit të punës, i cili shërbeu për njohje dhe promocion dhe aplikim të vendeve të reja të punës tek firmat, private, njësi shërbimi, prodhimi etj të qytetarëve të papunë, përmes Zyrës të Punësimit Lezhë, ofrohet në çdo kohë për qytetarët e pa punë; informacion mbi tregun e punës, intervistim, këshillim e ndërmjetësim për punësim e deklarim të vendeve të lira të punës në sektorin privat e më gjërë, thotë për “Koha Jonë”, drejtori i Zyrës Rajonale të Punësimit Lezhë, Fatmir Delishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat