Basha: Drejt zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare. Më 30 qershor s’ka zgjedhje

Shqipëria

Basha: Drejt zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare. Më 30 qershor s’ka zgjedhje

Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:09
Lulzim Basha

Katër ditë nga protesta kombëtare e 11 majit, për të cilën demokratët thonë se do të jetë vendimtare, Lulzim Basha paralajmëroi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk ka njeri që nuk e pranon se ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, qofshin këta miq tanë ndërkombëtarë, qofshin këta miq tanë politikë. Shqipëria do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhje më 30 Qershor nuk ka për të patur. Zgjedhje të diktuara nga krimi nuk do të ketë në asnjë cep të Shqipërisë”, tha Basha.

Por kur do të mbahen zgjedhjet? Basha thotë se më e rëndësishme se data janë kushtet.

“Nuk do të lejojmë më një 2017 të dytë. Nuk do të lejojmë e nuk do të pranojmë standard zgjedhore afrikane për shqiptarët. Kushti I kushteve për zgjedhje të lira është qeveria tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Nga vendosmëria juaj, nga kurajo juaj varet sesi do të përfundojë kjo betejë. Duke nisur nga 11 maji, do të varen ndoshta 5, 10 apo 15 vitet e ardhshme të Shqipërisë”, tha Basha.

Protestës së 11 majit, i parapriu një tjetër aksion i opozitës, ajo e rrethimit të bashkive. Ajo e Rrëshenit ishte e para ku opozitarët protestuan mesditën e kësaj të mërkure.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat