Zgjedhjet e 30 qershorit, Rama: Të shtunën konsolidojmë listën e kandidatëve

Shqipëria

Zgjedhjet e 30 qershorit, Rama: Të shtunën konsolidojmë listën e kandidatëve

Më: 8 maj 2019 Në ora: 20:01
Edi Rama

Partia Socialiste do të konsolidojmë listën me kadidatët për zgjedhjet e 30 qershorit të shtunën.

Një fakt të tillë e bëri me dije vetë kryetari i PS-së, Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë.

Rama: Sot kemi kemi bërë një diskutim paraprak, për t'i paraprirë vendimmarrjes së ditës së shtunë ku do të konsolidojmë të gjithë listën për kryetarë të Bashkive, si dhe për këshillat bashkiakë. Për kryetarët e Bashkive do të vendosim emër për emër ditën e shtunë, për këshillat bashkiakë do të konsolidojmë të gjitha kriteret dhe pastaj do të mandatojmë të deleguarit sipas qarqeve që të dorëzojnë sipas afatit listën e kandidatëve për të gjithë këshillat. 

Më tej kryeministri u shpreh se: Në 30 qershor ne do të kërkojmë votën në të gjithë bashkitë e vendit, për të marrë një mandat për 4 vitet e ardhëshme në drejtimin e miundësiht 61 bashkive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat