Rivendosja e shkronjave të Teatrit, reagon Doris Pack: Përgjigjia e duhur për një akt të shëmtuar

Shqipëria

Rivendosja e shkronjave të Teatrit, reagon Doris Pack: Përgjigjia e duhur për një akt të shëmtuar

Më: 8 maj 2019 Në ora: 20:54
Doris Pack

Në lidhje me rivendosen e shkronjave të Teatrit Kombëtar ka reaguar dhe ish eurodeputetja Doris Pack. Pack ka shkruar në rrjetet sociale: Shumë mirë, përgjigjia e duhur për një akt të shëmtuar.”

Ishte Rudi Erebara ishte ai që i rivendosi shkronjat tek Teatri Kombëtar gjatë pasdites së djeshme në praninë e aktorëve regjisoreve dhe aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ish-deputetja e PE-së, Doris Pack ka qenë disa ditë më parë pjesë e takimit të mbajtur nga aktorët dhe aktivistë të Aleancës për Teatrin.

Në takim përballë të pranishmëve dhe mediave ish deputetja europiane është e shprehur e keqardhur për idenë e shembjes së Teatrit duke e krahasuar këtë të fundit me Katedralen e “Notre Damit” për nga rëndësia që ai paraqet për historinë e kulturës shqiptare.

Ajo është shprehur se kryebashkiaku Veliaj duhet ta rishikojë edhe një herë vendimin për shembjen e teatrit, duke i kujtuar atij se në atë teatër janë investuar fonde edhe nga Bashkimi Evropian.

Duke dhënë mbështetjen e saj të plotë për kauzën e teatrit si një kauz e drejtë dhe paqësore , sikurse është shprehur ajo, Pack po ashtu nuk ka nguruar ti bëjë një apel kryeministrit Rama që të ndryshojë mendim për çështjen e Teatrit duke u shprehur se ky objekt është shpirti i Tiranës.

Pack është dhe Ambasadorja Ndërkombëtare e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, rol që e mori në një mbledhje të kësaj aleance ku ajo ishte e pranishme për t’i mbështetur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat