U dhunua nga FNSH, mamaja e Dorian Protoduarit shfaqet me këmbë të fashuar përpara Drejtorisë së Policisë

Shqipëria

U dhunua nga FNSH, mamaja e Dorian Protoduarit shfaqet me këmbë të fashuar përpara Drejtorisë së Policisë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 21:11
Lindita Protoduari

Vazhdon edhe në këto momente, protesta e banorëve të ‘Unazës së Re’ e mbështetur edhe nga Partia Demokratike, përballë Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku kërkohen lirimi i personave të ndaluar gjatë protestave, ku midis tyre ndodhet edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.

Në këtë protestë ulur në karrocë është edhe mamaja e Dorian Protoduarit, Lindita Protoduari, e cila është shfaqur me këmbën e fashuar.

Mësohet se Protoduari është dhunuar ditën e djeshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, gjatë protestës kundër vizitës së kryeministrit Rama në një fabrikë mielli.

Aktualisht në burg ndodhet edhe djali i familjes Protoduari, Dorian Protoduari, i cili qëndron aty prej disa javësh ndërsa u arrestua pas protestës përpara Parlamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat