Njihuni me 13 emrat e supergrabitësit të RINAS-it

Shqipëria

Njihuni me 13 emrat e supergrabitësit të RINAS-it

Më: 8 maj 2019 Në ora: 21:42
Admir Murataj

Murataj filloi të marrë masat e tij sapo mbërriti në atdhe. Fillimisht nisi të rregullonte imazhin e tij duke bërë disa ndërhyrje plastike. Ai jetonte në fshehtësi absolute dhe e vetmja foto që qarkullonte ishte ajo që shfaqej me një gropë në mjekër.

Ndërkohë, pas ndërhyrjeve plastike, në këtë foton tjetër, Admiri është së bashku me të vëllanë Can Murataj në vitin 2014 dhe ndryshimi shihet qartë, gropa që ishte në mjekër nuk është më.

“Admiri ka qenë hije për ne, që nga historia e Greqisë, pastaj nga 2015 e prapa, ishte thjesht emri kur e dëgjonim në televizor apo gjykatë”, tha Can Murataj, vëllai i Admir Murataj.

Atë e kanë shndërruar në hije siç e quan edhe i vëllai, edhe identitetet e shumta që ka përdorur, plot 13 të tilla. Murataj, ka pasur një pasaportë greke të falsifikuar me emrin Christos Papadias . Veç këtij identiteti ai njihej edhe si: Kristaq Murataj, Admir Murati, Kristaq Murati, Admir Murataz, Kristaq Murataz, Admir Xhaferi, Kristaq Xhaferi, Admir Nikaj, Kristaq Nikaj, Xhafer Nikaj dhe Kristaq Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat