Meta nis ditën me vrap, ka një mesazh: Shqiptarët janë europianë me mendje e zemër

Shqipëria

Meta nis ditën me vrap, ka një mesazh: Shqiptarët janë europianë me mendje e zemër

Më: 9 maj 2019 Në ora: 09:18
Ilir Meta

Sot do të zhvillohet në Tiranë Samiti i Brdo-Brijunit me pjesëmarrjen e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor i organizuar nga presidenti shqiptar Ilir Meta.

Por mëngjesin e sotëm, pak para fillimit të Samitit, Presidenti i vendit e ka nisur këtë ditë të enjte me vrap në natyrë dhe këtë moment e ka ndarë edhe me miqtë e tij, real e virtual.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta ka kujtuar njëherësh 9 majin, Ditën e Europës, duke ndarë me ndjekësit e tij një mesazh domethënës për shqiptarët. “Shqiptarët janë europianë me mendje dhe me zemër. Gëzuar Ditën e Europës!”-shkruan Meta.

Në samitin e sotem të ftuar janë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik, Shefik Xhaferoviç dhe Zheljko Komshiç.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat