U arrestua në flagrancë gjatë protestës, ish-deputeti del para Gjykatës

Shqipëria

U arrestua në flagrancë gjatë protestës, ish-deputeti del para Gjykatës

Më: 9 maj 2019 Në ora: 14:16
Klevis Balliu

Ish-deputeti Klevis Balliu ka dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ai u  arrestua në flagrancë dy ditë më parë gjatë një proteste në Unazën e Re, Tiranë ku u përleshën me policinë.

Bashkë me Balliun kanë dalë para gjykatës edhe 3 qytetarë të tjerë, të cilët njëjtë si ish-deputetit do të njihen sot me masën e sigurisë.

Jashtë ambienteve të gjykatës është duke u pritur vendimi, ndërsa janë mbledhur banorë dhe ish-deputeti të PD në mbështetje të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat