Sot Dita e Evropës, hapat e Shqipërisë të ngadalta

Shqipëria

Sot Dita e Evropës, hapat e Shqipërisë të ngadalta

Më: 9 maj 2019 Në ora: 14:33
Foto

9 maji është dita e Evropës dhe tradicionalisht festohet çdo vit në përkujtim të deklaratës së Shumanit, në vitin 1950.

Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte themeli i parë konkret për një federatë të ardhshme evropiane.

Vendeve të cilave iu drejtohej thirrja kishin dalë më parë të rrënuara nga konfliktet me njëra-tjetrën.

Ajo që propozonte Shuman ishte krijimi i një institucioni evropian bikombëtar, i cili do të administronte prodhimin e të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Vite më vonë në Samitin e Milanos në 1985 krerët e BE vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si dita e Evropës.

Evropa vijon të jetë aspiratë e Shqipërisë që prej gati 30 vitesh. Hapat deri më sot kanë qenë të ngadalta.

Në muajit në vijim pritet një vendim i rëndësishëm për hapjen ose jo të negociatave me BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat