Thirrje e pazakontë për Ramën, Gjuzi: Mos të shoh më me këmbë përpjetë në zyrën e Ruçit!

Shqipëria

Thirrje e pazakontë për Ramën, Gjuzi: Mos të shoh më me këmbë përpjetë në zyrën e Ruçit!

Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:40
Edi Rama, Kujtim Gjuzi

Të tjera deklarata të forta dhe me nota të larta humoristike ka bërë dje deputeti më i ri i Kuvendit, lideri i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi.

“Tradhtari” i Bashës ka thënë se kompania “Atlantic” që prodhon orë si ajo që ai mban në dorë, e ka kërkuar për bashkëpunim, por ai ende nuk ka pranuar.

Por, Gjuzi nuk u ndal me kaq pasi pati një thirrje të pazakontë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e paralajmëroi se tashmë Shqipërinë do e “marrin në dorë” Konsevatorët.

“Edi Rama, kujdes, mos të të shoh me këmbë përpjetë në zyrën e Gramoz Rucit. Kujdes, këtu kanë ardhur konservatorët! Edi Rama!”, tha Kujtim Gjuzi në një studio televizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat