E mbuluar me flamurin kuq e zi, i jepet lamtumira Deshmores se Atdheut: Zarife Hasanaj

Shqipëria

E mbuluar me flamurin kuq e zi, i jepet lamtumira Deshmores se Atdheut: Zarife Hasanaj

Më: 10 maj 2019 Në ora: 11:52
Foto

(E plotësuar) - I jepet lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj e cila humbi jetën më 6 maj nga një shpërthim me minë në Letoni, ku ndodhej në kuadër të misionit të NATO-s. 

E mbështjellë me flamurin shqiptar dhe në krahë të shokëve të FA, dëshmorja më e re Atdheut u përcoll me ceremoni shtetërore drejt varrezave të Dëshmorëve të Kombit ku do të prehet 

Familjarë, miq por dhe personalitete të larta u nderuan para arkivolit të saj në homazhet që u mbajtën në Pallatin e Kongreseve.

"Zarifja u bashkohet sot atyre dhjetëra-mijëra djemve e vajzave, burrave e grave, që kanë dhënë jetën për atdheun. Dhe besoj se nuk ka mënyrë më të mirë për ta nderuar vajzën tonë, sesa duke kujtuar një të vërtetë të madhe për të gjithë ato djem e vajza, që si Zarifja zgjedhin të shërbejnë në Forcat e Armatosura. Ka një fjalë që thotë se: ata që shërbejnë në FA janë njerëz të thjeshtë, por që i bën të jashtëzakonshëm përkushtimi i tyre ndaj uniformës dhe gatishmëria për të sakrifikuar. Sepse në kohë lufte e në kohë paqeje, të shërbesh do të thotë të pranosh rrezikun dhe sakrificën personale, edhe sakrificën supreme, për të mirën e përgjithshme: që të jetojmë në paqe, që të jetojmë të sigurt, që të meritojmë vendin tonë si aleat në aleancën më të madhe ushtarake të të gjithë kohëve.
Për të shërbyer në FA, sidomos në një kompani si EOD, ku shërbente nëntetarja Hasanaj, ku praktikisht të duhet të përballesh çdo ditë me rrezikun, nevojiten djem e vajza të një prerje të veçantë, speciale. Më të mirët! Djem e vajza që nga momenti që veshin uniformën e dinë, që një ditë mund t’u duhet të rrezikojnë jetën e tyre për atdheun" u shpreh ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. 

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh: "Tanimë i përket të githë atyre që ikën dhe do të vijnë në këtë botë me gjakun dhe emrin shqiptar." 

Image
Image

Homazhe për Dëshmoren e Atdheut, Zarife Hasanaj

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë po zhvillohen homazhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit, dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën gjatë misionit në Letoni.

Familjarë, të afërm e miq, kolegë dhe personalitete të larta shtetërore po nderojnë për herë të fundit nëntetaren Hasanaj. Përpara trupit të Dëshmores së Atdheut u përkul i pari babai i saj si dhe familjarë të tjerë.

Në orën 12:00 do të mbahet ceremonia shtetërore dhe në orën 13:00 ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmoret e Kombit” ku edhe do të prehet nëntetarja Hasanaj.

Dita e sotme me vendim të Këshillit të Ministrave është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat