Ish gjyqtari mungon në seancë, shtyhet pretenca për Admir Thanzën

Shqipëria

Ish gjyqtari mungon në seancë, shtyhet pretenca për Admir Thanzën

Më: 10 maj 2019 Në ora: 13:16
Admir Thanza

Është shtyrë pretenca për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza. Vendimi për shtyrjen e pretencës ishte mungesa e Thanzës në seancë.

Seanca e radhës për ish-gjyqtarin do mbahet në 17 maj.

Ish-gjyqtari Thanza akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Thanza u shkarkua nga KPK në 17 korrik 2018, pasi nuk deklaroi një dënim që kishte marrë në Itali në 1999.  Dhe më 18 prill, Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shkarkoi përfundimisht nga detyra.

Denimi në Itali - Thanza ishte dënuar në Itali për vjedhje me dhunë por kjo nuk e ka penguar të jetë në piramidën më të lartë të sistemit të drejtësisë; Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese apo dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Ngjarja ndodhi në vitin 1999, ku Thanza madje ishte dhe gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës, por ky informacion që do ti kushtonte karrierën as nuk është deklaruar nga vetë gjyqtari, madje nuk është konstatuar nga asnjë institucion shqiptar që kryente verifikimin për pastërtinë e figurës dhe dekriminalizimin.

Madje kjo gjë do të vazhdonte të qëndronte e fshehur në rast se ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nuk do ta kishin zbuluar dhe kjo e dhënë në kufijtë e një skandali nuk do të deklarohej në seancën dëgjimore të 10 korrikut për anëtarin e Gjykatës së Lartë.

Vetë gjyqtari nuk e mohoi faktin e ekzistencës së këtij dënimi për të cilin tha se ishte vepër që nuk e kishte konsumuar ai por një familjar i tij por që ai e kishte marrë përsipër për humanizëm.

Ai deklaroi para trupës së KPK se pranoi dënimin për të shpëtuar jetën e nipit të tij.

Thanza deklaroi se e ka marrë përsipër një dënim të kunatës e cila kishte kryer një vjedhje vetëm që nipi i tij 9 vjeçar të kurohej në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat