Shtëpiza për zogjtë në Parkun e Liqenit në kryeqytet

Shqipëria

Shtëpiza për zogjtë në Parkun e Liqenit në kryeqytet

Më: 10 maj 2019 Në ora: 16:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Liqenin Artificial në kryeqytet u organizua sot praktikë e gjelbër për të edukuar të rinjtë me dashurinë për natyrën.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të ditës Botërore të Zogjve Shtegtarë, nga Agjencia e Parqeve dhe Rekracionit ku të rinjtë e njësisë 8 zhvilluan aktivitete informuese dhe ndërgjegjësuese mbi mbrojtjen dhe shtimin e zogjve në park.

Ata gjithashtu pastruam zonën përreth nga ndotjet plastike, krijuam me to kontenier ushqimi për zogjtë. Vëzhguam nga afër zogjtë e parkut duke krijuar dhe vendosur për ta strehim në zonën përreth liqenit.

Data 10 maj është Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë, në këtë ditë zhvillohen aktivitete të shumta me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me kërcënimet ndaj shpendëve shtegtarë dhe nevojën për ruajtjen e habitateve të tyre. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat