13-vjeçari që po i çmend gjithë shkollën – ngacmon seksualisht nxënëset e klasës

Shqipëria

13-vjeçari që po i çmend gjithë shkollën – ngacmon seksualisht nxënëset e klasës

Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:26

Në media po qarkullon lajmi se një nxënës në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, është kthyer në problem, pasi ngacmon seksualisht vajzat dhe kërcënon e fyen mësuesit dhe askush nuk merr masa për këtë.

Rasti konkret ka të bëjë me një fëmijë që është 13 vjeç. Ka ardhur nga një institucion privat një vit më parë. Është një fëmije i vetëkënaqur, për shkak se është edhe kampion noti dhe ndihet me i zhvilluar se të tjerët. Nga verifikimet tona nxënësi ka shfaqur sjellje të pahijshme, përdor fjale të pista, ka sjellje hiperaktive, u merr sendet personale (mjete mësimore) ose u merr lekët fëmijëve dhe blen pije energjike që i konsumon shumë. Unë kam 1600 nxënës dhe i trajtoj të gjithë njësoj. Mua nuk më ka ardhur asnjë ankesë zyrtare për kërcënim me thikë apo ngacmimi seksual siç flitet në media.

Unë kam ndjekur të gjithë hapat zyrtare. Këshilli i Disiplinës ka marrë vërejtje ndaj tij dhe familja ka premtuar të merret seriozisht me këtë problem, ndërkohe që psikologja po e trajton me kujdes këtë rast. Të gjithë hapat ne i kemi ndjekur, para se lajmi të behej mediatik. Ne duhet t’i trajtojmë këto raste, jo t’i hedhim në rrugë këta fëmijë. Ne po flasim që edhe fëmijët e rrugës t’i edukojmë në shkollë”, tha Etiola Muhaj, drejtoresha e shkollës “Kongresi i Manastirit”, Tiranë

Drejtoresha tha se me t’u mediatizuar ky rast, ka patur prindër të shqetësuar që kanë pyetur në drejtori.

“Nëse është e vërtete, atëherë është shumë e rëndë”, përgjigjet një prind. “Unë do të pyes tani në drejtori”, thotë një tjetër. “Unë i sjell fëmijët të jenë të sigurt në shkollë, jo të më ngacmohen dhe të sikletosen”, thotë babai i një adoleshenteje. Drejtoresha e shkollës i siguron të gjithë prindërit për mbarëvajtje të procesit mësimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat