Basha: “Nuk është betejë për pushtet, por zgjedhje pa PD nuk do të ketë. E shtuna vendimtare.”

Shqipëria

Basha: “Nuk është betejë për pushtet, por zgjedhje pa PD nuk do të ketë. E shtuna vendimtare.”

Më: 10 maj 2019 Në ora: 19:55
Lulzim Basha

Për Lulzim Bashën zgjedhjet e parakohshme janë në prag. Nga Kamza ai bëri thirrje se, kur PD të vijë në pushtetet ka për të çuar para drejtësisë të gjithë tenderat e firmosur që pasi opozita dogji mandatet parlamentare.

“12 javë më parë, askush nuk mund ta imagjinonte se pas një gjumi të gjatë letargjik, edhe ndërkombëtarët do ta kuptonin e do t’i vinin veshin opozitës dhe protestës së saj. Sot pas 12 javësh ju them se gjysma e punës është kryer dhe ju them se Shqipëria do të ketë zgjedhje të ardhshme parlamentare. Në këto orë që flasim, të korruptuarit po vijojnë të zhytur me kokë të firmosin tenderat e fundit. Mesazhi im është: E di se e keni kuptuar se anija juaj po fundoset dhe po zbatoni sloganin të kap ca të kapësh. Por çdo firmë që lëshoni do të jetë objekt i drejtësisë, asnjë hap i hedhur nga parlamenti, pas djegies së mandateve të opozitës nuk do të njihet. Ju bëj thirrje të hapin sytë e të mos zbatojnë aktet e paligjshme të një parlamenti të paligjshëm. Ju kujtoj precedentin e Nurnbergut, ju sdo të mund të fshiheni dot pas justifikimit se ashtu është ligji, sepse ai është anti ligji”, tha Lulzim Basha.

Më herët, Lulzim Basha ftoi edhe socialistët në shesh, ndërsa lajmëroi se tubimit të së shtunës do i bashkohen 300 studentët Europian, të organizatës studentore të Partisë Popullore Europiane.

Para studenteve të huaj, kryedemokrati sqaroi se beteja e opozitarëve nuk është për pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat