Basha: Mendimet e mia shkojnë pranë familjarëve të Klodian Tanushit

Shqipëria

Basha: Mendimet e mia shkojnë pranë familjarëve të Klodian Tanushit

Më: 10 maj 2019 Në ora: 23:03
Lulezim Basha

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit për vdekjen e major Klodian Tanushi. Basha i përcjell ngushëllimet familjes, miqve dhe në veçanti bashkëshortes dhe tre fëmijëve.

“Me hidhërim të thellë përcolla lajmin se sonte në mbrëmje u nda nga jeta prej plagëve të marra major Klodian Tanushi, komandanti i kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Ju përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së major Tanushit dhe miqve, kolegëve e të afërmve të tij. Në veçanti mendimet e mija shkojnë pranë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të major Klodian Tanushit. Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe!”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat