Vdekja e major Tanushit, flamuri shqiptar ulet në gjysmështizë në bazën e NATO-s

Shqipëria

Vdekja e major Tanushit, flamuri shqiptar ulet në gjysmështizë në bazën e NATO-s

Më: 11 maj 2019 Në ora: 09:06
Famuri shqiptar ulet në gjysmështizë në bazën e NATO-s

Në bazën e NATO-s “Camp Arena” ne Herat Afganistan flamuri është ulur në gjysmë shtizë. Ndërkohë Kontigjenti i V-të Paqeruajtës nderon veprën sublime të dëshmorëve të rënë Letoni, ku vetëm një natë më parë u nda nga jeta major Klodian Tanushi. Majori 39-vjeçar ndërroi jetë në spital, pa mundur t’u mbijetojë plagëve në shpërthimin e së hënës, ku u vra edhe 32- vjeçarja Zarife Hasanaj, në Letoni.

Klodian Tanushi ndodhej i shtruar në “RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL”, në Letoni dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjendja shëndetësore e tij ishte e rënduar. Mbrëmjen e djeshme, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Major Klodian Tanushi ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Më 20 dhjetor 2018 ishte dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të grupbatalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontingjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forcës, “Medaljen e Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje “Shërbimi në mision jashtë vendi” si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

Tanushi ndërroi jetë në Letoni në ditën që iu dha lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u dërgoi sot një mesazh ngushëllimi fëmijëve, bashkëshortes dhe familjarëve të majorit Klodian Tanushi.

“Ndaj dhimbjen me fëmijët, bashkëshorten dhe familjarët e komandantit trim, majorit Klodian Tanushi. Klodian Tanushi është një engjëll mbrojtës i paqes dhe ra dëshmor për Shqipërinë, Letoninë dhe Europën, për garantimin dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve letonezë dhe europianë.

Shqipëri, ji krenare për bijtë e tu që sakrifikohen për sigurinë e qytetarëve të Europës dhe të botës,"-shkroi Ruçi në mesazhin e ngushëllimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat