Vdekja e major Tanushit, Kryemadhi: Nuk ka zemër që të mbajë peshën e dhimbjes

Shqipëria

Vdekja e major Tanushit, Kryemadhi: Nuk ka zemër që të mbajë peshën e dhimbjes

Më: 11 maj 2019 Në ora: 10:12
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas lajmit tragjik të ndarjes nga jeta të majorit Klodian Tanushi, plagosur në Letoni, në aksidentin ku humbi jetën edhe nëntetare Zarife Hasanaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi thekson se me gjithë shpirt e zemër në këto çaste të rënda është pranë familjes Tanushi, për të ndarë dhimbjen me bashkëshorten dhe fëmijët e Klodianit.

“Një tjetër lajm i rëndë e një tjetër dhimbje e madhe për të gjithë ne. Ka humbur jetën edhe Major Klodian Tanushi!

Nuk ka fjalë që të mund të shpreh ngushëllimin e as zemër që të mbajë peshën e dhimbjes, por me gjithë shpirt e zemër jam në këto çaste të rënda pranë familjes Tanushi, për të ndarë dhimbjen me bashkëshorten dhe fëmijët e Klodianit, i cili do të mbetet përjetësisht në altarin e nderit dhe të krenarisë shqiptare! I ndrittë shpirti dhe u prehtë në paqe!”, shkruan Kremadhi.

Pesë ditë më parë, nga shpërthimi i një mine në bazën ushtarake Camp Adazi humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj dhe majori Klodian Tanushi, si edhe u plagos reshter Julian Kapaj. Ky i fundit ndodhet në gjendje të stabilizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat