Shqiptarët kapen me gomonen me 4 mln euro me kanabis në Itali

Shqipëria

Shqiptarët kapen me gomonen me 4 mln euro me kanabis në Itali

Më: 11 maj 2019 Në ora: 10:15
Gomonja

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptare dhe ka sekuestruar nje sasi droge me vlere rreth katër milionë euro.

Operacioni eshte bere afer brigjeve ne San Cataldo, ku dy trafikantet shqiptare u bllokuan në një gomone me 400 kg droge.

Trafikantet pasi pane qe ishin pikasur dhe po ndiqeshin nga policia, tentuan te largoheshin dhe shtuan shpejtesine, por pas nje ndjekjeje ne det jane kapur nga policia.

Në gomone u gjeten 14 pako droge e llojit marijuanë dhe hashash, me një peshë totale prej rreth 400 kg, të cilat në tregun klandestin kapin vleren e 4 milionë eurove.

Gomonia 6 metra e gjatë, u dërgua në portin e Otrantos dhe iu nënshtrua konfiskimit, ndërsa dy shqiptaret u vune ne pranga. Që nga fillimi i vitit, rreth tre ton drogë janë konfiskuar dhe ne pranga jane vene 70 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat