Braçe: Askujt s’i dëshiroj burgun, por dhunuesve do u tregoj ligjin - Bota Sot
Braçe: Askujt s’i dëshiroj burgun, por dhunuesve do u tregoj ligjin

Shqipëria

Braçe: Askujt s’i dëshiroj burgun, por dhunuesve do u tregoj ligjin

Më: 11 maj 2019 Në ora: 13:40
Erion Braçe

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka reaguar në rrjetet sociale në prag të protestës së opozitës së bashkuar, ku shprehet se nuk i tregon dhe as nuk i uron burgun askujt, por thjesht u kujton ligjin dhe sanksionet që burojnë prej tij.

Ai thekson se kush ka vjedhur, vrarë, djegur dhe grabitur në këtë vend do të përballet me ligjin, kushdo qoftë ai. Një ditë më parë, numri dy i qeverisë Rama tha se çdo dhunë e protestuesve në tubimin e sotëm tek kryeministria do të marrë përgjigjen ligjore.

“Unë as i tregoj e as i dua #Burgun kërkujt! Sidomos cilitdo që qoftë edhe modestisht mendon!Por #Ligjin, kujt #vodhi e përseri do vjedhë, kujt #dhunoi e përsëri do dhunojë, kujt #dogji e përsëri do djegë, kujt #vrau e përsëri do vrasë, patjetër që ja tregoj! Ndodh kudo ku ka qytetarë që sulmohen nga politika e vjedhjes, dhunës, djegies dhe vrasjes së gjithkujt që është një qytetar që beson veç tek #ligji! E di që ka qorrë e shurdhë që e përqeshin këtë, mbështetur fort te sistemi i pandëshkueshmërisë hëm kur vjedh e hëm kur vret!

Por ka një ditë, një ditë, kur ligji është mbi të gjithë dhe i barabartë për secilin. Ku është fundi që duhet të mendojë gjithkush, si ta doni, politikisht apo ligjërisht!Ditë të mirë e të paqtë; Mos harroni, #Divjaka është 50 minuta larg prej Tiranës!”-shkruan ai në Instagram.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...