PS garon në Kolonjë me aktorin Erion Isai

Shqipëria

PS garon në Kolonjë me aktorin Erion Isai

Më: 11 maj 2019 Në ora: 15:14
Erion Isai

Aktori i njohur Erion Isai është emri i përzgjedhur nga Partia Socialiste për të garuar si kryetar bashkie në Kolonjë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

"Marrëdhënia ime me Kolonjën është fundi i funksionit dramaturgjik të Shekspirit që vazhdon edhe kërkon 'pse-në' deri në momentin kur përgjigja është sepse e dua. Kolonjën e dua dhe kaq. Mjafton që unë të kemi një mundësi ti tregoj mirënjohjen atij qyteti. Dhe jap kontribut artistik sa herë më kërkohet, sa herë kam mundësi në çdo lloj angazhimi. Kolonjën e shoh si angazhim, çfarë unë kam mundësi ta bëj për atë qytet do ta bëj gjithmonë" deklaroi Isai gjatë një interviste për emisionin "Tempora" 

Një surprizë tjetër që ka rezervuar lista e kandidatëve është dhe ajo e Agron Malajt, kryetar i PS-së së Matit.

Ai do të garojë për postin e kryetarit të bashkisë së  Matit. Ish­komandant i Gardës drejtoi njësinë e ndërhyrjes dhe grupin e snajperëve, në ngjarjet e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat