LSHB, dënon arrrestimin e ish-kryetarit të saj

Shqipëria

LSHB, dënon arrrestimin e ish-kryetarit të saj

Më: 11 maj 2019 Në ora: 17:42
LSHB

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ashpër ndaj ndalesës dhe arrestimit të ish-kryetarit të LSHB-së z. Kastriot Berishaj tani kryetar i Iniciativës Qytetare, "Kastriotët e Dardanisë" dhe kërkon lirimin e tij të menjëherëshëm në piken kufitare në Morinë.

LSHB-ja i kërkon Qeverisë Shqiptare që sa më parë ti heq ndalesat për veprimtarët e çeshtjës kombëtare dhe të mos i pengoi në misionin e tyre për Bashkimin e Shqipërisë.

Qeveria shqiptare duhet ti ndalon ekstremistët e Agimit të Artë që synojnë aneksimin e jugut të Shqipërisë e jo kryetarin e IQ. "Kastriotët e Dardanisë" z. Kastriot Berishaj i cili nuk paraqet rrezik për sigurin kombëtare.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar Frasher Racaj – kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat