Vazhdon kaosi në rrugët e Tiranës, Basha takon urgjent aleatët e tij

Shqipëria

Vazhdon kaosi në rrugët e Tiranës, Basha takon urgjent aleatët e tij

Më: 11 maj 2019 Në ora: 19:14
Lulzim Basha

(E plotësuar) - Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka njoftuar se ka thirrur strukturat e partisë dhe aleatët opozitar, për të vendosur për mënyrën e protestës.

Protestuesit janë vendosur pranë selisë blu, ku Basha u premtoi se shumë shpejt do të dal të u jep njoftimin për mënyrën e vazhdimit të protestimit.

Basha tha se sot Edi Rama sot i ka shpallur luftë popullit të tij, ndërsa ka falënderuar protestuesit për siç tha “për këtë qëndresë të paprecedentë në historinë e Shqipërisë”.

Ai tha se beteja do të vazhdojë deri sa të çlirojnë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. “Jeni sot ushtria demokratike, armata e lirisë dhe jeni shpresa e vetme Shqipërisë evropiane”, tha Basha.

Vazhdon kaosi në rrugët e Tiranës, tensione para Drejtorisë së Policisë

Tensionohet situata para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe kapsolla në drejtim të forcave të rendit, ndërkohë që efektivët u janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

Militantet e opozitës u drejtuan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas shoqërimit dhe dhunës që Policia ushtroi ndaj Sait Dollapit, Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike.

***

Protesta e opozitës ka shkaktuar të lënduar mes protestuesve dhe policisë.

Deri tani janë 15 efektivë policie të plagosur dhe 4 protestues që po marrin ndihmë mjekësore.

***

Protestuesit e opozitës shqiptare që kishin filluar konfrontimin me policinë para Kuvendit, janë tërhequr nga kjo hapësirë, pas hedhjes së gazit lotsjellës nga Policia.

Opozita pas qëndrimit për më shumë se tre orë para Kryeministrisë, ku kishte hodhur koktej molotovi, marshi i prirë nga Lulzim Basha u drejtua tek Kuvendi. Me të mbërri të hyrja e Kuvendit, filloi hedhja e koktejve të molotovit. Ndërsa policia ka filluar të hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Nuk ka informacione për persona të lënduar, por është parë lëvizja e autoambulancave.

***

Opozita shqiptare ka filluar të hedh koktej molotovi edhe para objektit të Kuvendit të Shqipërisë.

Opozita pas qëndrimit për më shumë se tre orë para Kryeministrisë, ku edhe aty u hodh koktej molotovi, marshi i prirë nga Lulzim Basha u drejtua tek Kuvendi. Me të mbërri të hyrja e Kuvendit, filloi hedhja e koktejve të molotovit. Ndërsa policia ka filluar të hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

***

Image

 

Edhe pse ka përfunduar koha zyrtare që i ishte lejuar protestuesve të opozitës në Tiranë, sheshet e kryeqytetit shqiptar janë të mbushur me protestues.

Pas hedhjes së koktejeve të molotovit dhe konfrontimit me policinë para Kryeministrisë, protestuesit të udhëhequr nga Lulzim Basha i janë drejtuar objektit të Kuvendit të Shqipërisë.

Pas bombave molotov, Kryeministria “sulmohet” me mesazhe me projektor 

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë ka hyrë në orën e saj të dytë.

Ndryshe nga herët e tjera, në këtë protestë është përdorur edhe një projektor ku mbi muret e Kryeministrisë shkruhet: “Rama ik” dhe “Shqipëria si gjithë Evropa”.

***

Image

Kur kanë kaluar rreth 2 orë nga nisja e protestës së opozitës, protestuesit po zhvendosen në pjesën e pasme të Kryeministrisë.

Gjatë zhvendosjes ata kanë rrëzuar kangjellat mbrojtëse të vendosura në pjesën e pasme të Kryeministrisë.

Basha: Nuk ka gaz lotsjellës e brutalitet policor ta ndalë vullnetin tonë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalimit të tij në protestë, deklaroi se “nuk ka gaz lotsjellës e brutalitet policor ta ndalë e ta shpërndajë vullnetin tonë sot”.

“Bashkohuni miqtë e mi, vëllezër e motra. Protesta vazhdon e do të vazhdojë. Beteja do të vazhdojë deri në fitore. E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa. Asgjë më kriminale nuk ka se pasi të vjedhësh taksat e popullit, t’i përdorësh ato për të helmuar protestuesit. Prandaj, si garancia e vetme për Kushtetutë dhe ligj, me një kërkesë, me një mision, me një qëllim, E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, deklaroi Basha.

Image

***

Image

Policia nëpërmjet një punonjësi të Policisë të Patrullës së Përgjithshme ka bërë thirrje në megafon drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës që të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike.

“Te nderuar qytetarë, Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë.

Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë.

Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike se rrezikoni jetën e punonjësve të Policisë”, ishin thirrjet.

Ndërsa edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha u beri thirrje protestuesve te mos cenojne policine.

Ka eskaluar situata në protestën e Tiranës, tentohet të digjet Kryeministria

Protestuesit e opozitës shqiptare kanë hedhur koktej molotovi ndaj Kryeministrisë dhe Kuvendit.

Menjëherë pasi u grumbulluan përpara objektit të Kryeministrisë, ata nisën ta godisnin me bojë e shashka dhe pasi hoqën gardhin rrethues dhe protestuesit nisën sulmin me koktej molotovi.

Koktej molotovi janë hedhur edhe në drejtim të Kuvendit të Shqipërisë.

Image
Image

***

Ka nisur grumbullimi i protestuesve të opozitës përpara Kryeministrisë. Qytetarët kanë marshuar në këmbë drejt godinës së Kryeministrisë, nga pika të ndryshme si sheshi “Nënë Tereza”, “Unaza e Re”, Teatri Kombëtar dhe sheshi “Skënderbej”.

Turma është mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërkohë po pritet që të dalin dy liderët Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nga selitë respektive.

Mijëra qytetarë shihen në shesh, ndërkohë që nuk mungojnë flamujt kombëtar dhe ata të PD-së.

Me thirrje “Rama Ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” apo “Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”, protestuesit e opozitës po zhvillojnë sot protestën e 4 kombëtare.

Shumë prej protestuesve janë gjithashtu të pajisur me kundra gaz, çka tregon se nuk përjashtohet mundësia e përplasjes me policinë.

Image

***

Në Tiranë është duke u mbajtur protesta opozitës së bashkuar shqiptare.

Protestës i prinë lideri i PD-së, Lalzim Basha dhe ajo e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Dy lidrët e opozitës kanë postuar në Facebook mesazhe të posaçme me thirrjen për bashkim.

"Kavaja dhe gjithë Shqipëria do të bashkohen në Tiranë. Beteja që kemi nisur do të përfundojë vetëm me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa!" shkruan Basha.

“Për dinjitetin, për familjen, për kombin. JO varfërisë, JO arrogancës. Per drejtësi të barabartë, Për shëndetësi të barabartë, Për shanse të barabarta. Asnjë hap pas", shkruan Kryemadhi.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat