Veliaj ironizon protestën: Kjo ndodh kur shikon shumë “Game of Thrones”

Shqipëria

Veliaj ironizon protestën: Kjo ndodh kur shikon shumë “Game of Thrones”

Më: 11 maj 2019 Në ora: 20:29
Erion Veliaj

Për protestën e opozitës ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Teksa ka postuar një foto ku gjatë fjalës së Bashës protestuesit hedhin molotov, Veliaj ka ironizuar duke shkruar: “Kjo ndodh kur shikon shumë episode “Game of Thrones” dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit”.

Veliaj nënvizon se Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj dhe se puna e jo dhuna do të triumfojë: “Nisen si të dhunshëm, përfunduan si telendarë! Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaçëria – kjo triumfon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat