Protesta, Vasili: Edi Rama ka ikur, e ka mbaruar punën e tij

Shqipëria

Protesta, Vasili: Edi Rama ka ikur, e ka mbaruar punën e tij

Më: 11 maj 2019 Në ora: 21:06
Petrit Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili në një prononcim për mediat nga protesta deklaron se me atë çfarë ndodhi pasditen e sotme në bulevard Edi rama ka ikur.

Prononcimi nga Protesta i Nenkryetarit te LSI-se, Petrit Vasili

Kam një mesazh shumë të thjeshtë se nuk e di se në ç’vrimë është futur, por kudo që të jetë i shikon se ç’ka ndodhur, ka ikur, ka mbaruar punën e tij. E vetmja gjë që po bën është që po bëhet qesharak, po zvarritet në mënyrë të turpshme  dhe po rëndon shumë e më shumë fundin e tij. Të largohet sa më parë për veten e tij, jo për shqiptarët. Shqiptarët e kanë marrë vendimin.

A keni një mesazh për ata qytetarë që nuk janë sot në këtë protestë?

Unë u jam mirënjohës edhe solidaritetit të tyre që nuk kanë mundur të vijnë. Tanimë sheshet e Shqipërisë janë të vogla për këtë popull që del e proteston. Ka edhe mijëra njerëz të tjerë që janë po kaq të zemëruar, egërsuar me qeverinë pavarësisht mospranisë së tyre sonte këtu. Ne jemi këtu edhe për ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat