Protestuesit e sulmuan rëndë pasi menduan se ishte polic i infiltruar, por rezultoi hajdut

Shqipëria

Protestuesit e sulmuan rëndë pasi menduan se ishte polic i infiltruar, por rezultoi hajdut

Më: 11 maj 2019 Në ora: 22:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një i ri është sulmuar nga protestuesit të cilën ende po vazhdojnë protestën kundër qeverisë Rama në Tiranë.

Ata e sulmuan të riun pasi e kanë cilësuar polic të infiltruar.

Por sipas dëshmitarëve ai ishte një hajdut dhe është shoqëruar nga forcat e policisë.

Ndryshe, ende po vazhdon protesta e Partisë Demokratike në Tiranë, kundër qeverisë së udhëhequr nga Edi Rama.

Gjatë kësaj proteste ka pasur dhunë në mes të dy palëve: protestuesve dhe policisë.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Përmes një njoftimi për media, u bëhet thirrje drejtuesve të protestës që të nxisin qetësinë.

“Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat