Mediat prestigjoze pasqyrojnë protestën e opozitës: Hidhet molotov në Kryeministri

Shqipëria

Mediat prestigjoze pasqyrojnë protestën e opozitës: Hidhet molotov në Kryeministri

Më: 12 maj 2019 Në ora: 10:28
Protesta

Mediat prestigjoze kanë pasqyruar protestën e opozitës.

Midis tyre BBC, Reuters, Deutsche Welle, Washington Post, Fox News raportuan mbi protestën e mbrëmjes së të shtunës.

“Mijëra shqiptarë protestuan kundër kryeministrit Edi Rama, duke hedhur molotov në zyrën e tij,”-shkroi BBC News.

Ndërsa shtoi: “Gjatë tre muajve të fundit ka pasur demostrata antiqeveritare në Shqipëri. Rama përballet me akuzat për vjedhje të votave dhe korrupsion. Lideri i opozitës Lulzim Bashës i bëri thirrje turmave të vazhdojnë protestat derisa Rama të largohet nga pushteti.”

Ndërsa Reuters raportoi: “Me thirrjet ‘Duam një Shqipëria evropiane’, slogani i protestave pro-demokracisë kur vendi doli nga komunizmi në 1990, protestuesit ripërsëritën thirrje për zgjedhje të parakohshme pasi ligjvënnësit e tyre dogjën mandatin e parlamentit.”

Edhe Deutsche Welle shkroi: “Një grup protestuesish, përfshirë persona të maskuar, hodhën molotov, fishekzjarre dhe objekte të tjera në hyrjen e ndërtesës kryesore të qeverisë në kryeqytetin shqiptar. Policia hodhi gaz lotsjellës kur një numër protestuesish depërtuan kordonin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat