Delegacioni i BE-së për protestën: Dhuna nuk mund të tolerohet

Shqipëria

Delegacioni i BE-së për protestën: Dhuna nuk mund të tolerohet

Më: 12 maj 2019 Në ora: 14:17
Pamje nga protesta

Një reagim ka ardhur sot nga delegacioni i Bashkimit Evropian, ku u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë në Tiranë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë.

Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut, ka shkruar në rrjetin social Twitter, delegacioni i Bashkimit Evropian.

Reagimi i plotë i delegacionit të BE-së në Tiranë:

“Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë.  Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat