Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta takohet me presidentin e Bullgarisë

Shqipëria

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta takohet me presidentin e Bullgarisë

Më: 12 maj 2019 Në ora: 20:40
Foto nga takimi

Sot në Shkup u bë ceremonia e presidentit të ri te Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë presidentët e disa prej vendeve të Ballkanit perëndimorë, përfaqësues të tjerë shtetërorë e diplomatë të shumtë.

Në këtë inaugurim ishte i pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili pati disa takime me homologët e tij.

“Një takim i ngrohtë sot në Shkup me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Të bindur për të ardhmen premtuese të marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë. Me shumë impakt në këtë drejtim, konkretizimi i projektit të Korridorit 8. E falënderova për mbështetjen e fortë ndaj perspektivës europiane të vendit tonë.

Pres të takohemi së shpejti në Tiranë.”, shkruan Meta në një reagim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat