“Edi Rama gënjeshtari që flet për dhunë, ja si e plagosi policinë në 2011”

Shqipëria

“Edi Rama gënjeshtari që flet për dhunë, ja si e plagosi policinë në 2011”

Më: 13 maj 2019 Në ora: 16:21
Pamje nga protesta

Ditën e djeshme duke folur për protestën e opozitës, kryeministri Rama u shpreh se më 21 janar të vitit 2011 nuk u hodh asnjë gur mbi kryeministrinë dhe jo më t’i vihej zjarri siç po bën opozita e sotme.

Por në përgjigje të Ramës, ish- deputeti i LSI-së, Petrit Vasili poston një video nga protesta e 21 janarit kur Rama ishte në opozitë.

Në video dallohen gurët që hidhen ndaj policisë dhe efektivë të gjakosur.

“Genjeshtari Edi Rama dhe palma, qe digjej ne 21 janar(VIDEO).

Dje Edi Rama genjeshtari me i madh i ketij vendi deklaroi pa u skuqur fare :

“Më detyron tu kujtoj se kjo godinë(kryeministria) para pak kohësh, në vitin 2011 nuk u qëllua me asnjë guricke dhe jo më me zjarr”.

Shiheni VIDEON,

se çfare ka ndodhur perpara kryeministrise ne 21 janar se si gjakosej policia dhe si digjej palma dekorative nga vete Edi Rama dhe kuptoni çfare genjeshtari ordiner qeveris Shqiperine”, shkruan Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat