Ministria e Mbrojtjes: Pritet të mbërrijë trupi i pajetë i major Tanushit/ Ceremonia e zhvilluar sot në nder të tij

Shqipëria

Ministria e Mbrojtjes: Pritet të mbërrijë trupi i pajetë i major Tanushit/ Ceremonia e zhvilluar sot në nder të tij

Më: 13 maj 2019 Në ora: 16:56
Foto

Bëhet me dije nga Ministria e Mbrojtjes se ditën e mërkurë, në datën 15, në mesditë, në Aeroportin “Nënë Tereza”, pritet të mbërrijë me avion ushtarak trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO-s në Letoni.

Tanushi u plagos më 6 maj, gjatë shpërthimit të një mine të paplasur ku humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.

Ai ishte pjesë e kontingjentit Shqiptar në misionin e NATO-s, “Enhanced Forward Presence”. Homazhet në nder të major Tanushit do të zhvillohen ditën e enjte, në datën 16.

Ditën e sotme është zhvilluar një ceremoni në nder të major Tanushit në grup-batalionin e NATO-s, në bazën Adazi, ku shërben kontingjenti Shqiptar.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat