Protesta e opozitës, policia merr në mbrojtje edhe KQZ

Shqipëria

Protesta e opozitës, policia merr në mbrojtje edhe KQZ

Më: 13 maj 2019 Në ora: 18:34
Tiranë

Protesta e opozitës ka bërë që forca të policisë së Shtetit të marrin në mbrojtje edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

PS vijon të dorëzojë listat e kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë bashkiakë sipas qarqeve për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Dita e sotme është 13 maji është afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie dhe kandidatëve për këshillin bashkiak në KQZ.

Subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të kenë afat për tu regjistruar deri në orën 12 në mesnatë.

Deri tani subjektet që do të regjistrojnë kandidatët për kryetar bashkie në KQZ janë "Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, koalicioni “Shpresa për ndryshim", si dhe "Bindja Demokratike" e ish-demokratit, Astrit Patozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat